'TikTok paraqitet në Kinë si platformë edukative, në perëndim si 'labirint qenërie'', Rama: Asgjë nuk e zëvendëson ndërveprimin njerëzor në mbrojtjen e fëmijës

30 Nëntor, 13:33| Përditesimi: 30 Nëntor, 13:46

  • Share

 

Kryeministri Rama foli me prindërit në Fier teksa shprehu rreziqet që mbartin për fëmijët platforma sociale si TikTok apo snapchat, veçanërisht par ngjarjes tragjike më 18 nëntor tek shkolla Fan Noli, ku humbi jetën pas goditjes me thikë Martin Cani.

TikTok në Kinë paraqitet si një platformë edukative dhe inspiruese, ku fëmijët mësojnë aftësi të reja, krijojnë përmbajtje të dobishme dhe nxisin vlera pozitive, thotë Rama. Përkundrazi, në botën perëndimore, shton ai, i njëjti aplikacion shpesh perceptohet si një "labirint qenërie," një hapësirë ku mbizotërojnë reklamat, përmbajtja manipulative dhe algoritmet që rrisin varësinë.

'Në Kinë nuk është ky tiktok që ka bota perëndimore. Platforma nuk e ushqen atë kodin me këto lloj gjërash që ushqehen në perëndim. I çon fëmijëve si mëson një fëmijë, si zgjidh probleme, sa bukur këndon, kërcen, si fëmijët mbjellin pemë. Platformë edukimi. Përdoret për propagandën e shtetit. E kam tmerr tiktok, ça del material nga Kina, janë gjëra më të jashtëzakonshme. Jo vepra publike, jo njerëz që punojnë dhe qeshin. Në botën perëndimore është një ferr. Një labirint qenërie. Janë të gjitha reklama, truke për të tërhequr. Problemi tjetër nga pikëpamja teknike janë të pandalueshme plotësisht. Australia kaloi ligjin e parë në botë, flas për vendet demokratike.

Që ndalon të gjitha rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç. Nuk e kanë mekanizmin si ndalohet. Vendosja e filtrave kërkon identifikim. Kërkon një mekanizëm që platforma nuk ta jep. Ndalimi është i mundur në një pjesë shumë të madhe. Një ulje e rëndësishme e volumit të njerëzve që mund të kenë akses. Por nuk është zgjidhja, një nga shumë elementët e zgjidhjes. Mendoj se kështu si po shkon bota, të flasësh për një zgjidhje definitive është kot. Brezat e rritur pa password. Sepse asgjë nga këto nuk heq dot përgjegjësin dhe peshën që ka ndërveprimi mes të rriturve në familje dhe fëmijëve. Pastaj ndërveprimi mes shkollës dhe familjes. Pastaj në mes është rruga nga shtëpia në shkollë', tha kryeministri.


Lajmi kryesor:

'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?