Bota

'Time' shpall Donald Trump njeriun e vitit

12 Dhjetor 2024, 14:42| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 15:32

  • Share

Donald Trump zgjidhet njeriu I vitit nga revista Time per vitin 2024, nuk përbën ndonjë habi të madhe, sidomos me kandidatët që ndanë garën me të, ku ai mposhti Joe Rogan podacsterin e famshëm, Kamala Harris të cilën e mundi edhe në zgjedhjet presidenciale apo presidentetn e re të Meksikës dhe Elon Musk.

Revista 'Time' vlerëson rilindjen e tij politike sit ë pakrahaueshme në historinë e SHBA. Ai e mori titullin edhe në vitin 2016, pas fitores së tij të parë në zgjedhjet presidenciale, dhe tani i bashkohet një grupi të zgjedhur njerëzish që janë zgjedhur dy here, ku përfshihen tre presidentët e fundit me dy mandate: Bill Clinton, George Ë. Bush dhe Barack Obama.

Trump ka pasur një marrëdhënie të jo të mirë me Time. Kur u emërua personi i vitit në vitin 2016, ai e përshkroi revistën si një botim “shumë të rëndësishëm” dhe tha se i kishte bërë një “nder të jashtëzakonshëm”. Por zoti Trump, i cili kishte fituar një garë polarizuese presidenciale, në të cilën ai humbi votën popullore, u përplas me kopertinën e Time, e cila e përshkroi atë si "president i shteteve të ndara të Amerikës".

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 239 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?