'Timonin që deshe ta dhamë, tani mos na ço në greminë'! Dita e pestë e grevës në Ballsh, punëtorët: Jemi shqiptarë, jo somalezë (VIDEO)

17 Shkurt 2020, 13:20| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 16:49

  • Share

BALLSH-Greva e punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçëm ka hyrë në ditën e pestë, ndërsa 16 punëtorët deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në marrjen e 27 pagave të prapambetura që kanë. Grevistët shprehen se askush nuk ka ardhur t’i shohë dhe se asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asgjë për pagesat e tyre.

Në një thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama, njëri nga grevistët u shpreh se "Ne shteti nuk na ka parë akoma se është dita e pestë e grevës. Gjendja po rëndohet, deshi timonin ia dhamë, por jo të na çojë drejt greminës, jemi të këputur, pa asnjë lek, greva do të vijojë deri kur të na kthehen të gjitha lekët, ndryshe nuk do të dalim deri në vdekje".

Një tjetër theksoi se në shtëpi do të shkoj ose me lekët ose i vdekur. "Falenderoj infermierët që kanë qenë ditë natë këtu, kanë qenë te koka, sikur të isha njeriu i tyre i afërt, po sëmurem nga stresi për lekët, dua lekët. Asnjë nuk ka ardhur, nuk e çajnë kokën nëse jemi vdekur apo gjallë. Kjo është dita e pestë, kur ia nga shtëpia kam thënë ose do të vij me lekë ose i vdekur, duan lekët borxhlinjtë".

27 muaj pa rroga, borxhet që kemi marrë, tha një tjetër punëtor, janë të shumta, aq sa tani po na ruajnë borxhlinjtë që të mos na vrasin të tjerët, janë kthyer në bodigardë. "Po na ruajnë borxhlinjtë që të mos na vrasin të tjerët, janë kthyer në bodigardë, se mbase një ditë do të marrim lekët. Sa herë ikin kompanitë ne mbesim në mëshirë të fatit, sot që po vijnë edhe të tjerët për të vendosur në dorë pajisjet, ata nuk janë të specializuar, po shkatërrojnë, ne na dhimbsen, kam 40 vite. Nuk e dimë, a jemi shqiptarë apo somalezë, mos nuk na duan të dorëzojmë kartat".

"Gjilpëra cdo ditë, jam me diabet 20 vite, me tension dhe zemër vetëm ilaçe cdo muaj marr nga 100 mijë lekë. Unë ato nuk i blej dot, njeri nuk jep më lekë borxh se cfarë do të bëj nuk di gjë" tha një tjetër. Infermierja u shpreh për Report Tv se gjendja e disave prej grevistëve është rënduar, pasi vuajnë nga diabeti dhe sëmundje të tjera. "Kanë filluar shenjat e tensionit, dehidradimit, kanë nevojë për të marrë ilaçet e tyre të diabetit. Situata mund të përkeqësohet mund të vijojë problemet, pasi e kanë frekuencën kardiake pak të lartë".

Grevistët varen nga Uzina e naftës në Ballsh, e cila pas privatizimit ka ndryshuar brenda një kohe të shkurtër shumë pronar. Në ambientin ku po zhvillohet greva ka qenë edhe ish-deputeti demokrat Luan Baçi.

Ora 16:07
'Do vetëflijohemi', 10 naftëtarë të Ballshit nisin grevën e urisë: Kompania të na jap pagat e prapambetura (VIDEO)

10 naftëtarë të Ballshit janë futur në grevë urie pasi kanë 5 muaj pa u paguar nga kompania. Gjatë diskutimeve mes punonjësve të uzinës dhe përfaqësuesve të kompanisë nuk u arrit një marrëveshje, duke detyruar që 10 nga punonjësit të ndërmarrin një vendim të vështirë dhe të hyjnë në grevë urie.

Kompania ka propozuar që naftëtarët të nënshkruajnë një kontratë të re pune nga 1 Marsi, por pa njohur borxhet e prapambetura, pra pa u kompensuar pagat e 5 muajve të kaluar. Kjo nuk është pranuar nga naftëtarët, të cilët në mbështetje të grevës së urisë së punëtorëve të Pompimit në Poçem, janë vendosur në mjediset e qendrës shëndetësore pranë uzinës së naftës. Ata shprehen për Report Tv se greva e tyre ka një afat të pacaktuar deri në marrjen e borxheve të prapambeturave dhe do të shkojnë deri në vetëflijim. 'Ne kërkojmë 5 rrogat nga pronari ekzistuesi dhe vazhdimësinë e punë,  këto janë të panegociaur nga ne' ishin kërkesat e naftëtarëve që hynë në grevë urie.

Naftëtarët e Ballshit i kishin lënë afat kompanisë sot deri më 14:30, por mosarritja e marrëveshjes, caktoi dhe nisjen e grevës urisë për 10 punonjësit e uzinës së naftës. Nga ana tjetër punëtorët e Poçemit hyjnë në ditën e 5 të rezistencës pasi kanë 23 muaj pa marrë pagat e tyre, ndërsa disa prej të cilëve kanë shfaqur probleme shëndetësore.

'Takimi nga përfaqësuesi i kompanisë, të paktën kështu u prezantuar ai, pasi dhe ne vetë nuk jemi të qartë se në sa duar ka kaluar rafineria jonë. Ai shtroi opsionin e tij, por ajo që kuptuam ne në atë takimi është që ai nuk do të mbajë përgjegjësi për pagat tona të prapambetura. Nga data 1 e muajit mars tha se do të bëjmë kontratë ligjore, por shprehet se nuk mban përgjegjësi për borxhet e prapambetura nga tjetër kush. Në momentet që flasim kompania që ka operuar si qiramarrësen nuk ka shpallur falimentin. Dje me kolegët e Poçemit i është bërë me dije kryeprokurorit që të shpenzojë një orë e të uli palët në tavolinë, të shohim se çfarë bëhet me pagat tona. Janë mbajtur tatime e detyrime shëndetësore e shoqërore mbi cilën pagë, se ne nuk kemi marrë gjë. Ne kërkojmë ato çfarë thotë ligji, shqetësimi është i ligjshëm. Nga ky moment do të ndërmarrim aktin ekstrem, duke përkrahur kolegët e Poçemit, do hyjmë në grevë urie pa afat', shprehet një nga naftëtarët e uzinës.

'Dera e uzinës do hapet vetëm për policët, nuk do të lejojmë asnjë civil të hyjë brenda. Kërkojnë të na përçajnë, qëllimi ynë është të marrim pagat që na kanë borxh', tha një tjetër naftëtar.

'Ne kërkojmë 5 rrogat nga pronari ekzistuesi dhe vazhdimësinë e punë,  këto janë të panegociaur nga ne. Janë paguar tatimet dhe ne nuk kemi marrë pagat. Kjo është dita e parë e grevës dhe ne këtu jemi 10 personave. Ne i bashkohemi edhe grevistëve të Poçemit, është pjesë e jona. Ky shtet nuk na dëgjon, jemi pa bukë. Greva jonë është e papërcaktuar mund të rrimë dhe një muaj, do të vetëflijohemi, kemi fëmijët pa buke', u shpreh për Report Tv një nga grevistët.

Ora 10:11
Naftëtarët e Ballshit paralajmërojnë se do i bashkohen: Kërkojmë bukën e fëmijëve! Kompania afat deri në 14:30

FIER- Naftëtarët e Ballshit, të cilët kanë rreth 5 muaj pa u paguar, kanë paralajmëruar se do t'i bashkohen grevës së urisë të punëtorëve të Pompimit në Poçem. Ato i kanë lënë afat kompanisë deri sot më 14:30, që nëse nuk arrihet në një zgjidhje nga takimi i sotëm atëherë do të futen në grevë urie në Poçem.

"Ne kemi konsumuar të gjitha takimet me pronarin e madh, kemi shkruar edhe në ministri. të dyja palëve u është bërë e ditur që të gjendet një zgjidhje afatgjatë dhe të na paguhen pagat e prapambetura. Do t' detyrojë palët të vijnë këtu dhe jo të shkojmë më në Tiranë. Një pjesë e jona të përfaqësojë 900 punonjësit që janë jashtë. Dy kërkesa tona janë të panegociueshme, shlyerja e pagesave të prapambetura dhe vazhdimësia e punës për në Kombinat. Ka pasur një zhvillim, thirremi në mëngjes se kompania ka një takim.

Na është kërkuar që të mos hyjmë në grevë deri në orën dy. E gjithë rruga ligjore është ndjekur, kemi marrë leje dhe për grevës. Sot kemi dalë të kërkojmë dinjitetin e naftëtarit dhe bukën e fëmijëve tanë. Nuk janë 10 apo persona që kanë ndjekur këtë rrugë, nëse ne do hyjmë do bëhet nga të gjithë ne. Ose të gjithë ose asnjë. Në 14:30 do vij nga Fieri, nëse nuk plotësohen kriteret e panegociushme", tha përfaqësuesi. Punëtorët e Poçemit hyjnë në ditën e 5 të rezistencës, disa prej të cilëve kanë filluar të shfaqin probleme shëndetësore.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • WTF: 17/02/2020 16:24

    Eshte per te ardhur gjynah, që ne kete epoke interneti e zhvillimi mendor, ka akoma njerez qe kercenojne me menyra primitive si puna e kesaj greve urie. E drejta zgjidhet vetem ne gjykate. Po te ishte e interesuar opozita, parate qe paguan per lobim ti harxhoje per avokat per keta.

    Përgjigju
  • tani: 17/02/2020 16:02

    Greva e uris nuk sjell asnje te mire,perkundrazi vetem keq.Dialogimi e patjeter edhe leshimet reciproke si baze e demokracis mund te sjell perfitime.Asnjeri ne Shqiperi nuk ju perkrah,kuptojeni.Ne te kunderten si ne cdo shtet ne bot do humbeni gjithecka natyrisht edhe jeten.Shteti te mos bej asnje leshim,vecse ti permbahet ligjeve te shtetit.Duhet marr fund idea idiote e "greves se uris" qe do te thote :o gjithecka o asgje.

    Përgjigju
  • Arifi: 17/02/2020 15:26

    Ju naftetaret e ballshit e keni fajin vete,,duhet te rimerrni prodhimin e naftes nga bankersi,,eshte bankersi fajtori kryesor per pagesat e juaja,,kur bankersi te largohet dhe fusha e patosit ti kthehet shtetit shqiptar atehere ekonomia jone do i rikthehet normalitetit dhe fitimit ,,ndryshe do perpelitemi duke lypur sa andej-kendej....shqipetar ngrihu per te drejtat e tua,,,mos ler te huajt te te shkelin me kembe ne vendin tend...

    Përgjigju
  • Tosi: 17/02/2020 15:08

    Po cdeshet mor fakire qe pranuat dje Nafije Dybekun per tju qare hallet, ajo eshte njeriu me i urryer ne planet dhe leshilkes ka ikur per lesh dhije e jo me te ku zgjidhe hallet tuaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?