Gjatë mbledhjes së komisionit hetimor për TIMS deputeti i opozitës Asllan Dogjani ka hedhur akuza ndaj Ervin Muçës ish shefit të IT në Policinë e Shtetit që u la në burg nga Gjykata. Sipas Dogjanit edhe në kohën për Muça ka qenë në AKSH, një punonjës i tij ka kryer kallëzim, duke deklaruar se Muça ka përdorur të dhënat e tij në punë, për të bërë një transfertë parash.
Një përgjigje ka marrë nga deputeti i PS Xhemal Qefalia.
Dogjani: Edhe te Akshi paska ndërhyrë për të transferuar 1 milionë euro te një kompani, e ka bërë kallëzim punonjësi e për këtë është larguar nga puna. E na qenka edhe një tjetër, një punonjës, Klodian Llazari, i arrestuar në Itali për trafik droge. Ky njeri ose ka qenë agjent I shërbimeve të huaja, që merr të dhënat e I përdor kundër Shqipërisë, që mund të jetë agjent I shërbimeve ruse, ta shtrijmë objektin e hetimit, është cenuar siguria kombëtare.
Qefalia: Paske gjetur personin që ka sjellë gjithë këtë sabotazh, e paskemi zgjidhur, ta mbyllim si komision, ne kemi përgjegjësi të merremi me sistemin TIM-s, jo me individin, se ka marrë masën nga sistemi I drejtësisë. Nëse keni informacion shtesë, e keni të qartë rolin, mos ecni e thoni atë që thotë ai te ballkoni, komisioni hetimor nuk merret me këtë, merret drejtësia, kërkoj seriozitet të vazhdojmë me rendin e ditës, nëse doni protagonizëm hajde dalim te banaqet partiake.
Qefalia: Dëgjojmë kryetarin që thotë grup i strukturuar kriminal, del në konkluzione ai. Të ikim fare ne
Lefter Gështenja: Të thirret në rolin e dëshmitarit drejtoresha e AKSHIT, të jetë pjesë e këtij komisioni hetimor
Lajmi kryesor:
TIMS, opozita miraton kërkesat për informacion pa PS-në! Salianji: Arrestimi i Muçës, rezultati i parë! Gogu: Dje donit pafajësi për Berishën, sot silleni si gjyqtarë
B.K//ReportTv.al