Deputeti i Rithemelimit Bledjon Nallbati ka replikuar ndaj Nënkryetarit komisionit hetimor për të dhënat e TIM-s Toni Gogu, pasi kërkoi nga kolegët e opozitës t’i përmbahen vendimit të Kuvendit e të mos shndërrohen në gjyqtarë.
Luan Baçi: Duhet t’i dëgjojmë këta ekspertë dhe më pas të na dëgjojnë edhe qytetarët. Duhet të jemi; as ju avokatë, dhe as ne gjyqtarë. Anëtarët e këtij komisioni duhet të zbatojnë ligjin dhe të bëjmë transparencë.
Bardhyl Kollçaku: Qëndrimi im është; të zbatohet procesverbali. Më pas miratohet lista e ekspertëve. Për ça duhet gjithë ky show mediatik. Del kryetari dhe thotë; skandal ngjarja. Ai bëri dhe kryeprokurorin dhe avokatin. Ka ndodhur një ngjarje, ndaj duhet të fokusohemi këtu, te Kushtetuta.
Bledjon Nallbati: Pala mbrojtëse foli në emër të kushtueses. Për cilën kushtetutë bëhet fjalë, nëse flisni për atë të djeshmen asaj i bëtë varrimin dje, atë e varrosët dje, nesër ka të 7shtat, për atë kushtetutë nuk mund të flisni. Dje e varrosët me kartona si ushtarë në rresht. I thatë kushtetutës lamtumirë. Na thoni cila është kushtetuta e re”, tha Nallbati.
Lajmi kryesor:
TIMS, opozita miraton kërkesat për informacion pa PS-në! Salianji: Arrestimi i Muçës, rezultati i parë! Gogu: Dje donit pafajësi për Berishën, sot silleni si gjyqtarë
B.K/ReportTv.al