MIK Festival në Voskopojë

Tinguj mesjetarë në Voskopojë/ Mbyllet me një koncert në kishën e 'Shën Kollit' edicioni i 7 i MIK festival

16 Korrik, 18:12| Përditesimi: 16 Korrik, 18:18

  • Share

VOSKOPOJË, Korçë - Kisha e 'Shën Kollit' (Nikollës) ishte skena e rradhës, aty ku dhe uli siparin edicioni i 7 i Mik Festival. I gjithë edicioni i këtij festivali ishte i mbushur plot me supriza dhe risi, ku në fokus ishin veprat e mëdha të vëna në skenë nga më shumë se 100 artistë.

Në fshatin me histori dhe turizëm të zhvilluar, motoja e koncertit përmbyllës ishte ”ku bashkohet shpirti, muzika dhe mjeshtëria e punës së dorës”. Ndërsa tinugujt e muzikës mesjetare të Blerta Zhegut e cila u shoqërua në piano nga Adelina Mula dhanë një atmosferë magjike të përshtatur me vendin me histori të shumtë.

Nën moton e paraqitur ishte ndërthurur edhe artizanati, ku artizanë nga e gjithë juglindja prezantuan në një panair të veçantë punime dhe gatime tradicionale, të cilat tërhoqën dhe vëmendjen e turistëve të shumtë që zgjedhin Voskopojën për freskinë dhe natyrën.

4 mbrëmje të mbushura me emocion, sollën në skenë vepra të shumta në MIK Festival, në të cilën u bënë bashkë përveç vendasve, vizitorë të shumtë për të prekur nga afër vepra botërore, që u përshtaten dhe u futën në kalendarin artistik nën kujdesit të ideatores dhe sopranos Inva Mula.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?