DURRES-Në këto ditë të vështira nga koronavirusi kreativiteti i artistëve ndihmon qytetarët për ta kaluar disa momente gëzimi duke vallëzuar e buzëqeshur nën tingujt e muzikës. Një koncert i veçantë me ideator poetin durrsak Ardi Omeri, ndryshe nga të tjerët në kohë paqeje, këtë herë me tinguj në periudhë 'lufte' u zhvillua pasditen e sotme në lagjen nr. 16 tek parafabrikatet në qytetin bregdetar.
Violinistët babë e bir, Enver dhe Marvin Qerimaj, mjeshtrat e humorit Edmond Halili dhe Xhevahir Zeneli, këngëtarët durrsakë Alma dhe Gugash Rrema, Lorenc Barometa, Kosta Bonshi, Eranda Libohova dhe Kujtim Prodani thyen rutinën e karantinës duke dhuruar momente gëzimi dhe humori për qytetarët poshtë shtëpisë së tyre, që ua shpërblyen me duartrokitje pa fund.
Koncerti që u bë nën monitorimin e policisë, e ktheu lagjen në 'amfiteatër'. Aktiviteti do të zhvillohet në ditët në vazhdim në lagje të tjera të qytetit për të ndihmuar qytetarët të kalojnë këtë situatë aspak të lehtë.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Njerezit kane vertete nevoje per iniciativa te tilla... Bravo!
PërgjigjuBravooo Durrsiiiii durrsakeee durrsakeeee vajzaaa me e bukuuur
Përgjigju