Tinguj pranvere në Lezhë! Pianisti 15-vjeçar Erlis Kuçana koncert recital në Pallatin e Kulturës

7 Prill, 14:30| Përditesimi: 7 Prill, 14:35

  • Share

Pianisti 15-vjeçar Erlis Kuçana, nxënës i shkollës 9-vjeçare të muzikës "Besëlidhja" mbajti një koncert recital, i cili erdhi në përmbyllje të ciklit 9-vjeçar të studimeve.

Pjesët muzikore të luajtura nga pianisti Erlis Kuçana dhe përshëndetja e këtij recitali në flaut nga Ester Shema nxënëse e kësaj shkolle, sollën emocione tek publiku të cilët kishin mbushur sallën e pallatit të kulturës.

Këta instrumentist që po dalin nga shkolla "Besëlidhja", po i përmbushin në maksimum pritshmeritë dhe konsiderohen si mjaft premtues për të ardhmen.

Shkolla "Besëlidhja" po kthehet në një fidalishte e afirmimit të instrumentisteve të rinj thotë Drejtori Rajonal i Arsimit Hasan Muça, sipas të cilit ky institucion arsimor do të ketë një status të veçante.

Koncerti recital i pianistit Erlis Kuçana i titulluar "Pranvera në Liss", zgjat rreth 60 minuta ku u luajtën 8 pjesë të ndryshme muzikore, të emrave të mëdhenj të muzikës botërore.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?