KORÇE- Një mbrëmje e veçantë artistike është mbajtur në qytetin e Korçës, ku performoi në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”, këngëtarja Marsona Taçe.
Ka 43 vite që këndon dhe ka marrë pjesë në shumë kompeticione, por nuk është vlerësuar sa duhet.
“E ndjej veten të pranuar në muzikë por nuk mund të them 100 %. Unë e di ku e kam talentin tim, por dua shumë që muzikantët dhe producentët ti hedhin sytë nga kjo shtresë (të verbrit)”, shtoi ajo.
Marsona Taçe u shpreh se shoqata e të verbërve do të zhvillojë disa aktivitete në kuadër të 15 tetorit, ditës së “shkopit të bardhë”.
“Ky koncert u bë vullnetarisht dhe u jam mirënjohëse të gjithëve, në veçanti Zamira Kitës. Ky koncert u bë në kuadër të 15 Tetorit, që është Dita e Shkopit të Bardhë, simbol i personave të verbër”, tha Marsona Tace, këngëtare.
Në përfundim të këtij koncerti recital, Taçe u vlerësua me titullin ‘Mirenjohje e qytetit’ nga Kryetari i Bashkisë Gramsh. Në skenë bashkë me Marsonën u ngjiten dhe artistët Romeo Skënderasi, Arian Berberi dhe Bledi Orhani. Publiku artëdashës mbushi sallën dhe jo në pak raste u bë protagonist duke kënduar bashkë me ta në skenë.