‘Tingujt e kujtesës’, arti përballë diktaturës! Spaçi dhe historia e këngës ‘Në pijetore jam ulur’! Ish-i burgosuri: Donin të na vrisnin edhe ëndrrat

31 Maj 2023, 20:56| Përditesimi: 31 Maj 2023, 21:02

  • Share

“Tingujt e kujtesës” një mbrëmje e veçantë ku ndërthurej muzika dhe poezia me dëshmitë historike, sollën emocione të pazakonta mbrëmjen e 30 majit, në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë.

Kënga “Në pijetore unë jam ulur”,  e njohur gjerësisht në publik, kishte deri më dje një histori të panjohur. Ajo është krijuar nga një grup artistësh të burgosur politik në Spaç, në vitet ‘70. Historia e krijimit të saj është zbuluar nga muzikanti Bujar Bakalli, edhe ai i burgosur politik në Spaç në vitet ’70. Sipas tij, kompozitori i kësaj kënge është Andon Vanko, vargjet janë shkruar nga Astrit Delvina dhe Gezim Medolli, ndërsa orkestrimi i saj ishte realizuar nga trompisti Ali Hoxha. Pas krijimit të saj, kënga ishte kënduar në burgun e Spaçit, 5 apo 6 të diela rresht, ne ato pak orë të lira që të burgosurve,  ju lejohej nga komanda e burgut, të  kalonin kohë, në një ambient që quhej salla e lojërave. Refreni i këngës, po sipas dëshmisë së Bujar Bakallit,  këndohej nga një kor të burgosurish që drejtohej nga basi i mirënjohur Lukë Kaçaj. Të gjithë këta artistë të shkëlqyer ishin të burgosur njëkohësisht në Spaç.

Por, kjo këngë ishte vetëm njëra prej krijimeve të artistëve të burgosur në këtë kamp-burg, të cilët u rikujtuan në edicionin e dytë të “Tingujve e kujtesës”, organizuar nga Kujto.al, e mbështetur nga Ambasada e Zvicrës dhe fondacioni Konrad Adenauer.

Poezi nag Visar Zhiti, Havzi Nela, Maks Velo e Sadri Ahmeti si dhe kenge e instrumentale , te cilat te gjitha lidheshin me temen e 50 vjetorit tԯ revoltës së Spaçit, u interpretuan  nga grupi i artistëve që sollën emocione të forta në këtë koncert si aktorja Ema Andrea, mezosopranoja Vikena Kamenica, baritoni Ylber Gjini, këngëtari Tomi Kondakçi i cili po ashtu ka qenë ish i burgosur politik në Spaç, pianistja Kristina Laço, violiniçelistja Dorina Laro dhe violinisti Fatos Badulla.

Pjesa dërrmuese e pjesëve muzikore ishin përpunuar nga kompozitori Endri Sina dhe sjellë në linjat e muzikës së dhomës. 

“Tingujt e kujtesës” u organizua në nderim të 50 vjetorit të Revoltës së Spaçit, e cila kumoi me 21 maj të vitit 1973, dhe u shtyp dhunisht nga regjimi komunsit duke çuar në pushkatim katër djem të rinj Skënder Daja, Pal Zefi, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?