Aktorja shumë e dashur për publikun, Tinka Kurti po i kalon vitet e saj në një shtëpi të moshuarish në Tiranë. Në puntatën e një nate më parë të “Big Brother”, Tinka Kurti u shfaq në ekran duke dhënë një mesazh për aktorin pjesëmarrës në show Laert Vasili, ndërsa rrëfeu se tashmë jetonte në një azil.
“Kam pasur shumë probleme. Kam pasur fatin tjetër që erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, që është një mrekulli, por për mua ishte një tragjedi. Doja që të ikja sa më parë, por tani nuk them se dua të ik sepse ka njerëz të mrekullueshëm. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm dhe ambient shumë të bukur. Më vjen shumë mirë kur iu kushtoheni shumë artistave, sepse jemi të numëruar në jetë tani. Ja na iku Margarita. Na la një dhimbje të madhe. Për mua ka qenë tronditje e madhe, sepse unë kam fituar nga ajo. Ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kem i frymën e fundit”, tha ajo.
Hera e fundit që Tinka Kurti u shfaq në publik ishte më 3 Prill për homazhet në nder të aktores së madhe Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare. Karriera prej 60 dekadash e Tinkës përfshin më shumë se 50 filma artistikë dhe 150 shfaqje teatrore.
Në vitin 2018, ajo humbi nga një sulm në zemër të birin Zef Kurti. Nuk dihet se si kanë rrjedhur ngjarjet që një artiste me një kontribut të jashtëzakonshëm në kinematografi si Tinka Kurti, e cila është nderuar me medalje “Mjeshtër i Madh i Punës” nga presidenti i Republikës, ka përfunduar në një shtëpi të moshuarish.
Komente

Bravo Ana Mentaliteti shqiptar ne kete aspekt duhet te ndryshoje E bene tragjedi se Artistja e madhe eshte ne azil, kur e thote me gojen e saj se sa mire e mbajne Duhet kuptuar se jeta eshte nje per te gjithe ,edhe per femijet tane ,te cilet nuk duhet te shkaterrojne jeten duke mbajtur ne shtepi psh prinder me demensha apo alzajmer qe nuk e dine ku jane e cfar flasin pa humbur dashurine e respektin per ta Ne azil kane vec sherbimeve qe nuk i bejne dot vete edhe kujdesin shendetsor me personal te kualifikuar Koha ka ndryshuar , prendaj as femijet as prindrit te mos kene hatermbetje Ti vizitojne kur te mundet, mos i harrojne e respektojne
PërgjigjuTINKA ESHTE ARTISTJA JONE ME E MADHE,,,,FILMAT E SAJ TE BEJNE TE QASH NGA EMOCIONET,,,,, KUSHERINJTE TA MERRNIN E TA MBANIN ATE,,PER ATE QE I KA DHENE POPULLIT SHQIPTAR,,KJO ARTISTE E MADHE...
PërgjigjuTe perfundosh ne shtepi te moshuarish, vecanerisht ne shtepi te mira e me kujdes shendetesor e social, nuk eshte tragjedi. Tinkes i iku djali i vetem! Kujt mund ti drejtohej, vecse nje shtepie te zgjedhur te moshuarish? Kjo nuk eshte tragjedi, eshte routine edhe ne vendet e zhvilluara..ne keto shtepi shkojne 80% e te moshuarve ne USA!
Përgjigju