Aurela Gaçe dhe Adelina Ismaili

VIP & Spektakël

VIDEO/“T’iqja” bashkon Aurelën dhe Adelinën

26 Maj 2018, 16:22| Përditesimi: 26 Maj 2018, 22:25

  • Share

Adelina Ismaili pak ditë më parë ka publikuar klipin e saj më të ri, përveç faktit që ky klip e riktheu  në tregun muzikorë solli mjaft polemika për domethënien e tij. Ky klip vë në qëndër të vëmëndjes  femrat materialiste prandaj edhe të shumta kanë qenë reagimet e komentuesve dhe jo vetëm.

Një ndër reagimet e fundit dhe më të spikatura ka qenë edhe ai një prej këngëtareve  më të dashura për publikun shqiptarë, Aurela Gaçe. Në një postim në Instagram  Aurela mbështet idenë e koleges së saj për klipin duke theksuar që mendjet e tyre mendojnë njësoj. Të  njëjtën tematikë këngëtarja kishte trajtuar më parë në një ndër bashkëpunimet  e saj me MC Kreshen në këngën e titulluar “Cash”.

Leku dhe dëshira për t'a pasur atë, është e njëjtë në çdo vënd të botës. Leku s'ka pasaportë, është fenomeni që rrethon ne edhe botën...
Adelina Ismaili e ka thënë në mënyrë kaq troç atë që I kanë parë sytë, po ashtu edhe une pësova një "tronditje "me atë që na rrethonte ...
Edhe me thoni pastaj qe mëndjet tona nuk mendojnë njëlloj...

Aurela Gaçe, këngëtare


(Postimi i Aurela Gaçes në Instagram)
Për tu theksuar është fakti që të dyja këto këngëtare dallohen për origjinalitetin, ekstravagancën dhe risitë që kanë sjellë në muzikën e shqiptare.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?