Tiramisu me banane dhe çokokrem
Përbërësit:
500 gr mascarpone
3 banane
2 pako biskota Savojard
1 gotë qumësht
200 gr çokokrem ( Scotti)
Përgatitja:
Përziejmë maskarponen në një tas.
Kthejmë bananet në pure dhe i shtojmë në tasin me maskarpone duke i përzjerë mirë sëbashku deri sa masa të jetë homogjene. Marrim një tavë të vogël dhe fillimisht shtojmë në të 2-3 lugë gjelle krem me maskarpone.
Lagim biskotat me qumësht dhe i vendosim si bazë në tavë. I mbulojmë mirë me krem, mund të përgatisni sa rreshta të dëshironi dhe në fund e mbyllim përsëri me krem dhe e spërkasim me çokokrem të gjithë sipërfaqen por mund ta përdorim dhe në cdo shtresë .
E vendosim në frigorifer për jo më pak se 3 orë.
c'fare eshte kjo?
Përgjigjumos t'ju shofin italianet se do ju denoncojn per fyrje. nuk behet tiramisuja me banane o njerz turp i madh. ne gjermani pica (pizza) me ananas turp dhe injorance
Përgjigju