Tiramisu
Përbërësit:
- 250 gr maskarpone
- 200 ml pana për ëmbëlsira
- 50 gr sheqer pluhur
- 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
- 1 filxhan kafe e fortë (e ftohur)
- 8 biskota savoiard (ose biskota të buta)
- 2 lugë gjelle kakao për spërkatje
- 1 lugë gjelle liker kafeje (opsionale)
Përgatitja:
Në një enë, rrahim maskarponen me sheqerin pluhur dhe vaniljen derisa të bëhet masë kremoze. Shtojmë panën e rrahur dhe e përziejmë butësisht. Përziejmë kafenë me liker dhe zhytim shpejt çdo biskotë në kafe që të mos zbuten shumë. Montojmë tiramisunë në gota ëmbëlsirash ose në një tavë duke vendosur një shtresë biskotash të lagura, një shtresë kremi, përsëri biskota dhe krem. Në fund spërkatim sipërfaqen me kakao. E vendosim tiramisunë në frigorifer për të paktën 2-3 orë dhe më pas e servirim.
Komente
