Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Mori para nga qytetari për t'i siguruar një certifikatë, vihet nën hetim juristi, shpallet në kërkim një person tjetër

9 Shtator, 17:09| Përditesimi: 9 Shtator, 17:42

  • Share

Tiranë-Policia ka nisur hetimin ndaj një juristi pasi akuzohet për korrupsion.

39-vjeçari me inicialet B. A, me detyrë jurist i një institucioni shtetëror dyshohet se së bashku me një 50- vjeçar do të përfitonin një shumë parash nga një qytetar, për t’i gjeneruar një certifikatë.

Aktualisht po punohet për kapjen e 50-vjeçarit, si dhe për persona të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë rast.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. A., 39 vjeç, me detyrë jurist i një institucioni shtetëror, si dhe shpallën në kërkim shtetasin D. M., 50 vjeç, pasi në bazë të një video-je të transmetuar në një emision investigativ, dyshohet se do të përfitonin një shumë parash nga një shtetas, për t’i gjeneruar një certifikatë. Punohet për kapjen e 50-vjeçarit, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale të shtetasve të implikuar në këtë rast’, thuhet në njoftim.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?