Tirana 100 vjet kryeqytet, arkitektja publikon një guidë në italisht (VIDEO)

10 Dhjetor 2020, 17:26| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 17:51

  • Share

Si ka qenë Tirana para një shekulli? Kjo është një pyetje, që çdo vendas turist i bën vetes kur viziton arkitekturën edhe urbanistikën e kryeqytetit shqiptar sot. Për këtë arkitektja Ana Shpuza ka botuar një guidë kulturore në italisht dhe ka çelur një ekspozitë fotografike në Muzeun Historik Kombëtar. Shpuza përmes fotove në bardhezi dhe përshkrimeve që u bën shesheve, ndërtesave edhe monumente të kulturës dhe të kultit rrëfen një të shkuar në të cilën edhe arkitektët italian, siç është Gerardio Bosio, kanë dhënë kontributin e tyre.

“Ajo që doja unë është që të tregoja një zhvillim të gjatë të urbanistikës dhe të arkitekturës. Është një libër që uroj që të ndikojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore që ne kemi”, Ana Shpuza.

“Jam shumë e lumtur që në fund Tirana ka një guidë në italisht. Është shumë e nevojshme”, shprehet drejtoresha e institutit Italian të Kulturës, Alessandra Bertini.

“Cilat janë ndërtesat e vjetra, cilët janë arkitektët që i kanë dhënë modelimin e jashtëm. Të gjitha këto janë përfshirë në një libër”, thotë botuesja Irena Toçi.

“Nuk kishte gjë më të bukur, se të arrinim në këtë 100-vjetor që Tirana u shpall kryeqytet edhe në Muzeun Historik Kombëtar të kishim memorien e këtij qyteti”, shprehet drejtori i Muzeut Dorian Koçi.

Ky projekt tashmë i aplikueshëm edhe përmes aplikacioneve në celular, që ka pas vëmendjen e Bashkisë së Tiranës dhe të Ministrisë së turizmit në këtë periudhë të vështirë pandemie

 “Një nga problematikat më të mëdha në vendin tonë është kualifikimi i guidat turistike. Ne kemi shumë për të dëshmuar në Shqipëri edhe viti 2020 për shkak të situatës që jemi duke kaluar dëshmoi se sa të nevojshme e kemi ne këtë”, thotë ministri i Turizmit Blendi Klosi.

Ekspozita fotografike vazhdon që të qëndrojë hapur në Muzeun Historik Kombëtar,

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?