Tirana barazon me Skënderbeun, Mema: Kundër Partizanit marr fitoren e parë

24 Nëntor 2018, 19:38| Përditesimi: 24 Nëntor 2018, 19:48

  • Share

Skënderbeu nuk ka arritur të përfitojë nga humbja e Partizanit për të marrë kryesimin e Superligës pasi është ndalur në barazim 1-1 kundër Tiranës në “Selman Stërmasi”.

Goli i Bruno Ditës për miqtë u zhvlerësua nga Sentamu në fundin e pjesës së parë. Pas ndeshjes, trajneri i korçarëve Orges Shehi është shprehur: “Ne nuk luanim përballë një kundërshtari të dobët, por shumë cilësor. Atë vend në renditje nuk e meriton dhe këtë e vërtetojnë lojërat që ka zhvilluar, por edhe kontigjenti I lojtarëve që ka. Për këto arsye nuk mund ta konsideroj si një hap fals.” 

Ndërkohë homologu i tij te Tirana, Ardian Mema ka deklaruar se është e pabesueshme që një ekip profesionist në vazhdimësinë e tij të pësoj gola të tillë. "Kemi bërë analiza të shumta, por nuk e kuptoj,”-shprehet Mema.

Për ndeshjen e ardhshme që është derbi me Partizanin, Mema u shpreh se mund të vijë edhe fitorja e parë e Tiranës nën drejtimin e tij.

Unë kam kohë pa e shijuar derbin. Besoj se mund të rikthehem te fitorja në këtë ndeshje pasi në kohën që unë luaja kemi qenë gjithmonë fitues.

Ardian Mema, trajner i Tiranës

Tirana aktualisht renditet në vendin e 8-t me 11 pikë, ndërsa Skënderbeu pozicionohet i dyti me 30 pikë, 1 më pak se Partizani kryesues.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?