Tirana zyrtarizon edhe afrimin e dytë në merkaton e verës. Pas sulmuesit Albion Avdijaj bardheblutë në din e finales së Kupës zyrtarizojnë afrimin e mbrojtësit të djathtë Ardit Toli i cili pritet të zërë vendin e Aldi Dokës që do të largohet nga kampionët. 23-vjeçari deri më tani ka luajtur vetëm në Greqi dhe ka qënë edhe kapiten i Kombëtares U-21
"Ardit Toli vishet bardheblu! Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Ardit Toli. Mbrojtësi i djathtë ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri.
Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, 23 vjecari pritet të vihet nën urdhërat e trajnerit Egbo për t’u stërvitur bashkë me skuadrën. I urojmë suksese me fanellën e re" thuhet në njoftimin e klubit të Tiranës./ Përgatiti Andi Kapxhiu