Jurgen Çelhaka, futbollist

Tirana “blindon” të rinjtë, kontratë 3-vjeçare për talentin 18-vjeçar

4 Korrik 2018, 13:13| Përditesimi: 4 Korrik 2018, 13:21

  • Share

Tirana po “blindon” futbollistët e rinj me kontrata afatgjate. Sot ishte radha e mesfushorit Jurgen Çelhaka të firmoste kontratën me Tiranën, e para për të si futbollist profesionist. 

18-vjeçari do të jetë zyrtarisht pjesë e skuadrës së parë për 3 sezonet e ardhshme. Kjo është politika që po ndjek klubi bardheblu, që përveç përforcimeve që po bën për sezonin e ri, por “blindon” edhe talentet që vijnë nga akademia e Tiranës. 

Pak ditë më parë firmosi kontratën edhe sulmuesiçi Ernest Muçi. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bardheblu, që pak minuta më parë postoi edhe fotot e prezantimit të Çelhakës.

Ja dhe njoftimi i klubit kryeqytetas:
Mesfushori 18 vjeçar ka firmosur sot kontratën e parë profesioniste në ambientet e stadiumit “Selman Stermasi”. Në 3 vitet e ardhshme Jurgen Celhaka do të jetë pjesë e rëndësishme e projektit bardheblu. Futbollisti i talentuar vjen nga Akademia e Tiranës dhe do të jetë pjesë e skuadrës në Superiore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?