TIRANË- Tirana e Nevil Dedes ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat pasi sot në "Selman Stërmasi" ka mposhtur 3-0 Apoloninë.
Pas një pjese të parë të mbyllur me shifrat 0-0, në të dytën zhbllokoi menjëherë Ismailgeci, ndërsa më pas realizuan Idriz Batha dhe Ernest Muçi.
Ndërkohë ndeshja tjetër e orës 13:45 mes Bylist dhe Kastriotit ka përfunduar 2-1 në favor të ballshiotëve. Vendasit zhbllokuan që në minutën e 7 me Ndrecën, ndërsa më pas dyfishuan me Mehmetallarin para se krutanët të ngushtonin vetëm për statistikë.
Komento