Arlind Ajeti

Tirana e kërkoi në ekip, Arlind Ajeti kalon në Rumani

23 Qershor 2023, 17:07
  • Share

Arlind Ajeti ka gjetur akordin dhe pritet të zyrtarizohet në Rumani me CFR Cluj. 29-vjeçari mbylli kontratën me Pordenonen në Serie C në Itali dhe ka vendosur t'i japë një tjetër drejtim karrierës, duke kaluar në një ligë të re.

I lindur në Basel, ish-mbrojtësi i Kombëtares e nisi karrierën në Zvicër, duke luajtur veç Baselit edhe me Grasshopers. Kulmi i karrierës së tij ishte në 2016, teksa u bë pjesë e Frosinones dhe Torinos në Serie A.

Më pas ai u aktivizua me Crotonen, Vejle, Reggiana apo edhe Padova e Pordenone në nivelet e ulëta të Serie A. Tanimë Ajeti do luajë me një nga klubet më të njohura në Rumani, duke dashur të rifitojë një ftesë në ekipin Kombëtar. Prej kohësh Tirana në Superligë ka qenë e interesuar për shtatëlartin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?