Skuadra e Tiranës

Tirana e mbyll me fitore ndaj Bylisit, Korabi fiton në Pukë dhe mbijeton

12 Maj 2018, 19:24| Përditesimi: 12 Maj 2018, 19:28

  • Share

Është mbyllur kampionati në Kategorinë e Parë, me Tiranën dhe Kastriotin që ngjiten në Superiore, që e kanë siguruar këtë që 3 javë më parë, ndërsa surpiza në grupin A ishte fitorja e Korabit në Pukë, duke bërë që nga kategoria të bjerë Tërbuni.

Burreli mposhti Vllazninë B me rezultatin 2-0, duke bërë që matjanët të mbijetojnë edhe një sezon tjetër.

GRUPI A, PLAY-OFF

Dinamo-Erzeni 0-2

Kastrioti-Egnatia 2-2

(Besëlidhja pushim)

GRUPI A PLAY-OUT

Tërbuni-Korabi 0-1

Burreli-Vllaznia B 2-0

(Besa pushim)

Në grupin B, Tirana mposhti Bylisin me rezultatin 2-1. Dopieta e Grecës i dha fitoren bardhebluve, të cilët do të luajnë ditën e mërkurë, finalen e Kategorisë së Parë, me fituesen e Grupit A, Kastriotin.

Golin për skuadrën e Bylisit e shënoi Mahmutaj. Ndeshja e sotme foli e gjitha për Tiranën, edhe pse miqtë nga Ballshi u munduan të surprizonin, por nuk ia dolën.

Mbijeton Shkumbini, që edhe pse nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1, arrin të gëzojë tifozët peqinas. Nga kategoria bie Naftëtari.

GRUPI B, PLAY-OFF

Tirana-Bylis 2-1

Tomori-Apolonia 1-1

(Pogradeci pushim)

 

GRUPI B PLAY-OUT B

Turbina-Iliria 5-3

Shkumbini-Naftëtari 1-1

Shënkolli (pushim)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?