Eliminimi nga Tirana që në turin e parë të Champions League i ka kushtuar pankinën trajnerit të Dinamos së Tbilisit. Në rrjetet sociale klubi gjeorgjian ka njoftuar se është shkarkuar trajneri i Dinamos, Kakha Chkhetiani dhe ndihmësit e tij të cilët i falënderon për punën e bërë dhe u uron suksese. Nga ana tjetër gjeorgjianët sqarojnë se trajnerin e ri do ta emërojnë në ditët në vijim.
Tirana triumfoi në Tbilisi ndaj Dinamos 2-0 në turin e parë të Champions League dhe këtë rezultat nuk e kapërdinë drejtuesit e kampionëve të Gjeorgjisë të cilët shkarkuar gjithë stafin drejtues pasi kishin pritshmëri për të vijuar garën në Champions/ Përgatiti Andi Kapxhiu.