Kukësi - Egnatia diskutojnë trofeun e Kupës së Shqipërisë! Verilindorët eleminojnë Tiranën, rrogozhinasit mes dramës Vllazninë

24 Prill, 20:16| Përditesimi: 25 Prill, 16:29

  • Share

Kukësi - Egnatia, kjo është finalja e Kupës së Shqipërisë në futboll për meshkuj. Të dyja skuadrat do diskutojnë trofeun më 14 maj në “Air Albania” duke nisur nga ora 19:00. 

Për të siguruar finalen Kukësi eliminoi Tiranën. Paccka humbjes 1-0 këtë të mërkurë në kryeqytet për gjysmëfinalen e kthimit, verilindorët i falen triumfit 2-0 në ndeshjen e parë dhe sigurojnë finalen për herë të pestë në histori. Goli i Ardit Deliut nuk i mjaftoi ekipit të Erbim Fagut për të përmbysur rezultatin.

Në “Loro Boricci” të Shkodrës u deshën 120 minuta dramatike që Egnatia të kalonte në finale. Vllaznia mbylli 90 minuta me fitoren 1-0 falë golit të Alivodës në minutën e 29-të. 

Falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë Egnatia e dërgoi ndeshjen në shtesë dhe Montenegro në minutën 103 shënoi golin që në fund të 120 minutave mbylli ndeshjen 1-1. 

Me rezultatin e përgjithshëm 1-2 Egnatia kalon në finale, duke u rikthyer sërish pasi sezonin e shkuar e fitoi për herë të parë këtë trofe duke qenë kampione në fuqi. 

Trofeu i Kupës së Shqipërisë është mjaft i rëndësishëm për këto ekipe, pasi u jep mundësinë të luajnë në kualifikueset e Conference League.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?