Politikë

Tirana, epiqendra e politikës evropiane më 16 maj! 'Shtëpia e liderëve' do të ndërtohet në lulishten e sheshit 'Skënderbej'

17 Prill, 15:22| Përditesimi: 17 Prill, 16:59

  • Share

Më 16 maj Tirana do të jetë, për të paktën 24 orë, epiqendra e politikës evropiane duke bërë bashkë liderët e 47 vendeve evropiane, në atë që njihet si Komuniteti Politik

Një samit i kësaj natyre konsiderohet historik për Shqipërinë. Udhëheqësit europianë, parashikohet të priten me një ceremoni të posaçme në qendër të kryeqytetit.

Në lulishten që shtrihet në pjesën e pasme të monumentit të Skënderbeut, do të ndërtohet   Shtëpia e Europës. Në këtë hapësirë do të bëhet pritja e të gjithë liderëve europianë, që nga Londra në Ankara nga Stokholmi dhe Oslo, në Athinë, nga Berna e Zvicrës në Baku dhe Azerbajxhan, e deri në Madrid dhe Lisbon. Të pranishëm do të jenë edhe Sekretari i përgjithshëm i Natos, Presidenti i Këshillit Europian, dhe Presidentja e Komisionit Europian, si dhe presidentët e bankave zhvillimore të Europës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka shpallur fituesin e një procedure tenderuese me vlerë 232 milionë lekë (rreth 2.4 milionë euro) për ndërtimin e strukturave pritëse për organizmin e samitit.

Objekti i kontratës specifikon ngritjen e konstruksioneve të përkohshme, të cilat do të shërbejnë për pritjen dhe zhvillimin e punimeve të nivelit të lartë të këtij samiti që do mbahet në qendër të kryeqytetit, në Sheshin Skënderbej.

Një ditë më parë në sheshin Skënderbej të pranishëm ishin fëmijët e rrjetit të ri të ngritur në shkolla “Art dhe Zeje”. Ata do të marrin pjesë në ndërtimin e shtëpisë së Europës.

Temat e diskutimit pritet të jenë të shumta që nga siguria dhe rritja ekonomike, te lufta kundër pabarazisë si dhe mjetet për zbutjen e kostove në rritje të jetesës.

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linesi: 17/04/2025 15:48

    Paskeni nxjerren foton e linesit te Lulit se ska me bar te kullosi kali skenderbeut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?