Sociale

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën në zemër të kryeqytetit, koncerte dhe sporte ekstreme te Sheshi ‘Skënderbej’! Marrin pjesë artistë nga vendi dhe bota

27 Qershor, 20:35| Përditesimi: 27 Qershor, 21:27

  • Share

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025,  një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në sheshin “Skënderbej”.

Atje do të gjeni muzikë live nga artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, sporte ekstreme që të marrin frymën si dhe aktivitete argëtuese për të gjitha moshat.

"Ne sjellim një mesazh shprese, gëzimi, besimi dhe vendimesh të mira, plot pozitivitet. I inkurajojmë të rinjtë të jetojnë për një qëllim dhe të japin më të mirën nga vetja’, Lindz Ëest, këngëtar.

"Do të bëjmë akrobaci, dhe do të argëtohemi. Kemi shumë banda dhe DJ. Po ndajmë mirësinë e Zotit me Shqipërinë’, tha Vic Murphey.

Artistë të njohur si Goodboys, LZ7, Guvna B, Elle Limebear, Saints dhe emra të njohur shqiptarë si Westside Family dhe Eugent Bushpepa do të ndezin skenën shqiptare.

Tirana Fest 2025 zhvillohet më 27 dhe 28 qershor, në organizim të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare të Andreë Palau.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?