Skuadra e Tiranës

Tirana fiton në Ballsh dhe mbyll çështjen e Superiores

7 Prill 2018, 16:37| Përditesimi: 7 Prill 2018, 16:39

  • Share

Nuk ka më asnjë dyshim, Tiranën mund ta konsideroni që sot të rikthyer në Superiore. Bardheblutë kanë triumfuar brenda në fushën e rivalit kryesor të këtij sezoni në Kategorinë e Parë, atë të Bylisit. Mallakastriotët, të zhbilancuar në klasifikim që më parë, nuk kanë qenë në gjendje t’u bëjnë ballë bardhebluve në “Adush Muça”. E treta e vërteta për 24 herë kampionët e vendit ndaj ballshiotëve në këtë sezon, sepse erdhi fitorja e parë dhe praktikisht ngjitja e sigurtë në Superiore.

Kryeqytetasit e kanë zhbllokuar shumë herët rezultatin e ndeshjes, që në minutën e dytë, me anë të Grecës, ndërkohë që në minutën e parë, kapiteni Karabeci kishte humbur penalltinë.
Do të ishte përsëri Greca, në minutën e 27-të, që do të dyfishonte shifrat dhe të shuante çdolloj iluzioni të vendasve për të fituar e mbajtur gjallë shpresat e vakëta për në elitë. Pjesa tjetër e lojës ka qenë disi e tensionuar, me ndërhyrje të ashpra, ndaj nuk kanë munguar edhe kartonët e verdhë.

Bylis-Tirana 0-2

Greca 3’ e 27’

BYLIS: Xhorxheviç (Dramolli 46′), Kullira, Shoshi, Bella (Hoxhaj 46′), Dalanaj, Hasani Çukuka, Murataj, Ntpe, Mahmuti, Samnda

TIRANA: Abibi, Hoxhallari, Turtulli, Cake, Kërçiku, Daja, Maveje, Karabeci, Bardhi, Greca, Muçi

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?