Superliga shqiptare e futbollit do rikthehet në fushë pas ndalesës prej ekipeve kombëtare. Raundi i tretë është projektuar për të shtunën dhe të dielën, më 13 dhe 14 shtator.
Të shtunën më 13 shtator gjithçka nis në orën 16:00. Në "Adush Muça" të Ballshit, Bylisi pret kampionët në fuqi të Egnatias. Po në këtë orar është projektuar edhe dueli mes Tiranës dhe Flamurtarit. Ende ky duel është 'në ajër' për stadiumin, pasi nuk është vendosur se ku do luhet. Tirana po nxiton të bëjë gati 'Selman Stërmasin', ndërsa mundësi mbetet edhe 'Air Albania'.
Në orën 19:00, Vllaznia dhe Partizani luajnë në 'Loro Boriçi' të Shkodrës.
Të diel dy takimet e mbetura luhen në orën 19:00. Teuta pret Vorën në Durrës, ndërsa AF Elbasani luan në shtëpi kundër Dinamos.
Superliga, raundi 3:
Bylis - Egnatia, 13.09.2025 16:00
Tirana - Flamurtari, 13.09.2025 16:00
Vllaznia - Partizani, 13.09.2025 19:00
Teuta - Vora, 14.09.2025 19:00
AF Elbasani - Dinamo, 14.09.2025 19:00
Renditja:
Komente
