Gati për të pritur Dua Lipën, nënkryetarja e Bashkisë: Mbyll turin botëror të albumit ‘Future Nostalgia’, vetëm në Shqipëri koncerti falas

22 Nëntor 2022, 14:49| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 15:21

  • Share

Dua Lipa është thuajse gati për emocionet dhe energjinë elektrizuese të natës së 28 nëntorit. Fansat e Dua do të kenë falas hyrjen për të ndjekur performancën e saj. Koncerti i yllit të popit me këtë koncert përmbyll turneun e saj “Future Nostalgia”, i cili emocionoi fansat e 5 kontinenteve.

“Kishim kohë që e prisnim performancën e Dua Lipës. Nga të 5 kontinentet, ku ka pasur mundësi të shkojë me tur me këtë album, ky koncert në Tiranë është për të gjithë. Ofrohet falas. Mezi e presim natën e 38 nëntorit. Dua Lipa është një ndër ambasadoret më të mira që kemi ne. Përveç Dua Lipës, do të ketë një rend të artistëve të tjerë shqiptarë që janë të gjithë të pëlqyer.

Që të shmangen incidentet dhe fluksi, nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani u kërkon qytetarëve që të shkojnë në sheshin “Skëndërbej” sa më herët.

“Me një organizim të një rëndësie të tillë, qytetarët duhet të vijnë më herët për të zënë vend. Me të vërtetë koncerti është i lirë, por kur bëhet për organizime të tilla duhet pasur parasysh edhe volumi. Ne jemi duke u futur në një kohë shumë të bukur. Si çdo vit do të rindërtohet fshati i krishtlindjeve me të gjitha kioskat e veta. Do të festohet si çdo vit”, tha ajo.

Pjesë e koncertit që mbahet për festat e nëntorit do të jenë edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?