Tirana hedh poshtë aludimet për trukim të ndeshjes me Bylisin: Synohet të prishet imazhi, nuk bëhemi pjesë e skenarëve të stisura

3 Korrik 2020, 08:10| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 08:12

  • Share

Pas aludimeve për trukim ndeshjesh më Bylisin klubi Tirana reagoi në rrjetet sociale duke  hedhur poshtë zërat për pazar. Tirana thotë se kjo behët për prishje imazhi dhe se do përballet në gjyq me ata që aludojnë.

"Duke mare shkak nga situata e krijuar në media kundrejt sfidës KF Tirana - FK Bylis, KF Tirana rrëzon poshtë të gjitha akuzat drejtuar saj. Nënvizojmë se klubi kurrsesi nuk mund të bëhet pjesë e asnjë skenari të stisur dhe i qëndron besnike objektivave te sezonit. Të gjitha këto tymnaja krijohen për të prishur harmoninë dhe pozitivitetin që mbizotëron në klub. Jemi të gatshëm të analizojmë të gjithë situatën dashakeqe dhe mëse të gatshëm për ta ndjekur atë në organet kompetente. Asnjë aludim nuk mund të hedhë poshtë atë objektiv për të cilin ky ekip punon cdo ditë.

Ftojmë të gjitha mediat të jenë sa më korrekte në pasqyrimin e materialeve të tyre pasi klubi ynë do të jetë transparent për gjithçka ndodh në familjen tonë. KF Tirana do të ndjekë të gjithë procedurat ligjore për shpifjet e bëra mbi këtë sfidë. Ky proces do të jetë i vlefshëm për të gjithë personat që do të perpiqen të dëmtojnë imazhin e klubit më të madh në vend", thuhet në reagimin e klubit të Tiranës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?