Pas festave Tirana i është rikthyer normalitetit. Rrugët e kryeqytetit janë gjallëruar këtë 3 janarë. Pas ditëve të pushimit, të parët që rikthehen në punë janë punonjësit e sektorit publik.
“Po, i jemi rikthyer normalitetit pas festave. Sot u rikthyem në punë. Kisha disa ditë pushim në fundvit, e bëmë me rradhë me kolegët. Punojë në një zyrë tregtie-ekonomie”. tha një qytetare.
"Po jemi rikthyer në punë", tha një tjetër.
Të shumtë kanë qenë të huajt dhe emigrantët që kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar festat e fundvitit. Mereme Berisha nga Kosova, prej 30 vitesh jeton në Gjermani. Këtë fundvit, ajo tregon për Report Tv se së bashku me 3 fëmijët dhe bashkëshortin vendosën ta kalojnë natën e ndërrrimit të viteve në Tiranë.
“Kemi ardhur nga Gjermania për të festuar në Shqipëri. Jemi befasuar, e kemi kaluar shumë mirë ndërrimin e viteve. Për ne ka qenë hera e parë e ndërrimit të viteve që e kemi festuar këtu, jetojmë prej 30 vitesh në Gjermani. Kemi ardhë me një mendim se do kalojmë mirë, mirëpo kemi kaluar më mirë sesa e mendonim”, tha Mereme Berisha, emigrante.
Mbresat që i ka lënë Tirana janë të forta, ndaj ajo do t’ua sugjeronte edhe të tjerëve për ta vizituar.
“Do ua kisha sugjeruar edhe atyre që jetojnë në perëndim, ne shkojmë edhe në vende të tjera bëjmë pushime, mirëpo këtu ia vlen të vijmë edhe të shijojmë pushimet tona”, shtoi ajo.
shume e paska rrenuar emigrimi
Përgjigju