Kronikë

Post-protesta/ Veliaj: Tirana i rikthehet normalitetit, nuk do i përkulet urrejtjes dhe dhunës

14 Maj 2019, 10:54| Përditesimi: 14 Maj 2019, 12:29

  • Share

Tirana i është rikthyer normalitetit, një ditë pas protestës së djeshme të opozitës.

Punonjësit e Bashkisë kanë nisur nga puna që mbrëmjen e djeshme për të mos lënë asnjë gjumë nga tubimi i opozitës. Në një reagim në rrjetet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se Tirana, të cilën e cilëson si një shtëpi për 140 kombësi, nuk do t'i nënshtrohet urrejtjes dhe dhunës.

“Tirana kthehet në normalitet pas valës së vandalizmit të krahut të djathtë! Qyteti ynë është i fortë dhe progresiv!  Nuk do tí përkulet urrejtjes dhe dhunës! Ne jemi në shtëpi për 140 kombësi, dhe respektojmë të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë këtu”, shkruan Veliaj.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?