Kultura

Tirana International Film Festival çel siparin, hapet me dokumentarin e regjisorit të njohur Giuseppe Tornatore

25 Shtator 2022, 12:20| Përditesimi: 25 Shtator 2022, 19:52

  • Share

Tirana International Film Festival, çeli siparin e edicionit të tij të 20 në kinema Milenium në Tiranë. Nata e parë ju kushtua, dokumentarit të realizuar nga regjisori i njohur botërisht, Giuseppe Tornatore kushtuar kompozitorit, orkestruesit, dirigjentit dhe trumpetistit italian Ennio Morricone, që shkroi muzikë në një gamë të gjerë stilesh. Për producentin, Xhani Ruso, ky dokumentar nuk ka pasur impakt vetëm në publikun italian, por në mbarë botën.

“Është një dokumentar që po bën xhiron e botës sepse tregon jo vetëm historinë Enio Morricone po tregon dhe historinë e muzikës”. 

Agron Domi, drejtor dhe themelues i TIF, teksa solli në vëmendje se si u krijua ky festival tha se edhe pas kaq vitesh, pasioni për të sjellë pranë publikut filma cilësorë, është i njëjtë.

“Është një ndër 94 festivalet më të rëndësishme në botë. Në këtë vit jubilar, TIF është rënditur ndër 24 festivalet më të rëndësishme në Evropë. Një buqetë prej 24 filmash do të transmetohen gjatë kësaj jave”

Nga 2918 filma që aplikuan këtë vit nga 109 vende të botës, janë përzgjedhur 243 filma. 209 filma janë të shkurtër dhe 34 me metrazh të gjatë. Këtë vit është vënë re pjesëmarrja e filmave studentorë dhe e regjisorëve debutues. Një prej kategorive me hapësirë në Festival është ajo e dedikuar fëmijëve (Kid’s), me filma të ndarë për dy grup mosha, 5-11 vjeç dhe 11-15 vjeç. Organizimi i edicionit të 20 të TIF u mbështet edhe nga Ambasada Italiane në Tiranë. 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?