Tirana jep llogari tek Etika për ndeshjen e dyshuar si të trukuar ndaj Bylisit, Halili: Se sa i pastër jam e di vetëm Zoti! Le ta gjykojë Allahu

14 Korrik 2020, 16:13| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 17:53

  • Share

TIRANE-Ka përfunduar rreth orës 15:30 mbledhja e dytë e Komisionit të Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit për çështjen e ndeshjes Bylis-Tirana, të dyshuar si të toleruar. Pas Bylisit javën e kaluar sot ka qenë radha e Tiranës për të dhënë llogari, ku para Komisionit janë paraqitur presidenti Refik Halili, trajneri Emenuele Egbo, drejtori Arbi Laçi, kapiteni Erando Karabeci, por edhe portieri Ilion Lika.

Në përfundim të raportimit të dhënë në Komisionin e Etikës, për mediat presidenti Refik Halili dhe trajneri Egbo janë shprehur njëzëri se janë të pastër. Halili është shprehur 'se ekipi i tij është i pastër pasi nuk është përfshirë në manipulimin e ndeshjes', ndërsa më pas ka theksuar se sa i pastër është e di vetëm Zoti dhe le ta gjykojë Allahu.

I pyetur nëse ndonjë individ tjetër mund të ketë gisht presidenti i bardhebluve tha se 'përgjegjësi mban vetëm për veten e vet dhe gjithë stafin'. Halili e mbyll duke thënë se Tirana është klub model në shumë aspekte dhe askush nuk mund ta bej pis.

Ndërkohë në deklaratën e tij trajneri Emanuele Egbo ishte më shumë i fokusuar në aspektin sportiv, ndërsa u përpoq të evidentonte faktin që sipas tij 'ekipi nuk ka bërë asgjë të dyshimtë'.

Pas përfundimit të mbledhjes së sotme të komisionit të Etikës ku janë pyetur drejtues dhe futbollistë të skuadrës së Tiranës kryetari i Komisionit të Etikës Fatmir Braka tha se kjo e sotmja ishte një seancë normale ku u pyetën protagonistët dhe se hetimi vijon. 

Seanca e radhës do të jetë më 22 korrik ora 14:00 dhe nga Presidenti Halili u kërkua që të paraqesë gjithë deklaratat e tij dhe pas kësaj date do të merret vendimi. "Ne po bëjmë një hetim administrativ dhe informacioni i mbërritur nga UEFA po shqyrtohet gjithashtu" tha Braka.

Javën e kaluar u pyetën edhe drejtues e futbollistë të Bylisit. Ndërsa Etika ka në dorë edhe një dosje voluminoze me lëvizjet e koeficentëve, shumat e luajtura në baste dhe analizën e lëvizjeve të futbollistëve në fushë. Në rastet e kaluara një hetim i tillë ka marrë kohë, ndërsa nesër është parashikuar edhe ndeshja e kthimit në Selman Stërmasi për të përcaktuar ekipin finalist/ Përgatiti Andi Kapxhiu

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tifoz asnjanes: 15/07/2020 12:30

    Lere Zotin se nuk eshte argument Zoti per gjerat qe bejne robt ne kete bote (Tokë). E pamundur ta shesin ndeshjen lojtaret para syve te tu, pa dijenine tende, me mbrojtesa statikë, ashiqare fare (te pakten te bejne ca prova). Turp te te vije qe ben pislleqe me emrin e Tiranes/17 Nentorit. Te isha si UEFA te fusja nje gjobe te mire, te hiqja nga kupat, s'te jepja as bonusin per kupat e evropes, se mesa duket rasti i Skenderbeut s'ju paska frikesu fare. Po ne fund, car faji ka TIRANA se jeni ju matrapaza?!

    Përgjigju
  • Stafaniteura: 15/07/2020 08:16

    O ekip ordiner ska lidhje Zoti me ju qe i thoni allah luje fitboll e mos ban trukime o byth..re

    Përgjigju
  • Askushi: 15/07/2020 00:12

    Leje allahun ne pune te vet.po fakte eshte qe ne finale te kupes del bylisi dhe aty do dali qarte sa i paster je.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?