Të dielën në mbrëmje Tirana mund të shpallet edhe matematikisht kampione e Shqipërisë. Bardheblutë fituan 2-0 ndaj Flamurtarit në kryeqytet dhe prekin me njërën dorë titullin kampion. Muçi në pjesën e parë dhe Ismailgeci në të dytën ishin autorët e golave. Tirana kryeson me 69 pikë Superligën 7 më shumë se Kukësi i vendit të dytë që nesër është i impenjuar me Vllazninë në Shkodër. Një fitore e kuqebluve me Kukësin i jep që nesër dhe pa zbritur në fushë titullin Tiranës pas 11 vitesh.
Ndërkaq Skënderbeu fitoi me vështirësi në Gjirokastër 1-0 ndaj Luftëtarit me golin e Krasniqit. Korçarët qëndrojnë në garë për një vend në Kupat e Europës pasi vendi i tretë është vetëm një pikë larg. Nesër luhen ndeshjet e tjera të javës së 34-të. Teuta pret Partizanin, Vllaznia luan me Kukësin dhe Bylisi ndaj Laçit./Përgatiti Andi Kapxhiu.