Florent Hasani me fanellën bardheblu

Tirana kërkon 500 mijë euro, Florent Hasanin e kërkojnë edhe në Kroaci

16 Nëntor 2023, 10:33| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 10:34

  • Share

Kryegolashënuesi i Tiranës në Superligë, Florent Hasani me gjasë do largohet nga bardheblutë në merkaton e janarit. Për 26-vjeçarin nga Vushtrria ka interes nga disa shtete, teksa pas Turqisë dhe Arabisë Saudite në garë janë futur edhe klubet nga Kroacia.

Pritet që Hasani të "mbushë arkat" e Tiranës, me klubin më të titulluar në Shqipëri që nuk e lëshon pa 500 mijë euro. Pas një sezoni jo në Hungari me Gyirmot, kalimi te Tirana në verën e 2022 ishte i duhuri për ish-sulmuesin e Kosovës, që ka marrë mbi shpinë barrën e golave.

Në 12 javët e këtij sezoni ai ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar tre herë, teksa një sezon më parë e mbylli me 19 gola dhe tetë asiste në të gjitha kompeticionet.

Me kontratën që skadon në verën e 2024, Tirana do duhet të shesë benjaminin e tifozëve në janar, nëse nuk do që t'i largohet falas.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?