Politikë

‘Tirana, Kryeqendra e Shqiptarisë, Veliaj ndan momente nga 'Parada e Shqiptarëve': Mezi pres ta vijojmë traditën edhe këtë nëntor

2 Korrik, 12:05| Përditesimi: 2 Korrik, 12:34

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë në rrjetet sociale një video me momente nga Parada e Shqiptarëve e zhvilluar një vit më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke e cilësuar këtë event si një simbol të bashkimit kombëtar dhe shpirtit shqiptar.

Në postimin e tij, Veliaj thekson se Tirana nuk është vetëm një destinacion turistik, por vendi ku shqiptarët nga të gjitha trojet mblidhen për të festuar së bashku. Ai nënvizon se ky aktivitet i kthyer tashmë në traditë do të vijojë edhe këtë nëntor.

“Tirana sot nuk është vetëm një qendër që tërheq turistë nga e gjithë bota, por mbi të gjitha është Kryeqendra e Shqiptarisë. Jam krenar që prej dy vitesh,  më 28 nëntor, organizojmë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, së bashku me Albanian Roots, Paradën e Shqiptarëve - aty ku ne shqiptarët e një gjaku mblidhemi nga të gjitha trojet për të sjellë kulturën, traditën e zakonet e trevave ku prej shekujsh jeton gjak shqiptari. E mezi pres ta vijojmë traditën edhe nëntorin tjetër, si një mundësi për t’u bërë bashkë, të gjithë siç jemi, si Shqiptarë”, shkruan ai.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?