Moment nga ndeshja Tirana-Elbasani

Sport

Tirana lë 2 pikë mbijetese, barazon mes tensionit me Elbasanin! Dinamo shmang humbjen kundër Skënderbeut

1 Shkurt, 18:32| Përditesimi: 1 Shkurt, 18:37

  • Share

Tirana që lufton për mbijetesë, i shkoi pranë fitores me Elbasanin, por në fund sfida në Niko Dovana të Durrësit u mbyll me shifrat 1-1. Fillimisht realizuan bardheblutë me Zharmun me një goditje me kokë, ndërsa në pjesën e dytë me të njëjtën mënyrë barazuan verdheblutë. Kjo sfidë përveç tensionit në fushë pati edhe përplasje mes dy tifozërive, të cilat prej vitesh kundërshtojnë njëra-tjetërn. Para se të niste sfida, dy grupimet, tentuan të përplaseshin në tribuna, por që agravimi i situatës u shmang nga policia. Më tej e gjithë ndeshja u zhvillua në kushte të larta sigurie.

Sfida tjetër e orës 16:30 mes Dinamos dhe Skënderbeut u mbyll me të njëjtin rezultat 1-1, ndërsa më herët Laçi barazoi 0-0 kundër Partizanit. Të premten Egnatia mposhti 2-1 Bylisin, ndërsa Vllaznia fitoi 1-3 kundër Teutës. 3 sfidat e së shtunës mbyllën javën e 23 të Superligës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?