Privati la Tiranën me kosha plot me plehra, pastrimin e merr bashkia! Veliaj: Braktisi shërbimin, presion për zgjatjen e kontratës! I padisim

4 Shtator, 14:44| Përditesimi: 5 Shtator, 08:50

  • Share

Tirane- Prej ditësh në shumë lagje të Tiranës është vënë re një problem shqetësues me kosha të mbushur nga plehrat dhe që nuk pastrohen, duke sjellë situatë shqetësuese për qytetarët.

Report Tv dhe shqiptarja.com sjell disa nga pamjet e filmuara në tek "Ali Demi" në Shkozë, apo Allias ku koshat janë të mbushura plot dhe plerat janë edhe në tokë. Por një situatë e tillë është vënë re dhe në lagjet të tjera. 
Kryetari i bashkisë së Tiranës zbuloi se shkak ishte fakti që kompanitë private të cilat ishin të kontraktuara për pastrimin e qytetit kishin braktisur punën si formë presioni për zgjatjen e kontratës.

Por këtë javë, Bashkia e Tiranës ka marrë në administrimin e saj, përmes kompanisë publike Eco Tirana, të gjitha zonat e pastrimit të qytetit, shërbim që deri dje kryhej nga kompanitë private, të cilat ushtruan presion.

Nga inspektimi i punimeve për shkollën 9-vjeçare “Lasgush Poradeci”, kryebashkiaku Erion Veliaj sqaroi se një operator privat (pa dhene emer) ka lënë detyrën 2 muaj para se të mbyllej kontrata. Për këtë me kompaninë private përballja do të vijojë në gjyq, ndërsa aktualisht Eco Tirana po vë nën kontroll të gjitha zonat e Tiranës.

“Tirana është e ndarë në 5 zona: zona qendrore, dhe zonat në veri, jug, lindje dhe perëndim. Në një nga zonat, operatori privat ka lënë detyrën. Një detyrë, të cilën duhet ta linte në datën 1 nëntor, siç e parashikon kontrata. Por, duke mos pasur interes që ta vazhdojë punën pas 1 nëntorit, e ka lënë që tani" tha ai.

Situata me mbeturinat e papastruara, ngjalli reagimin e disa përfaqëuesve të opozitës të cilët në sinkron e quajtën krim ekologjik të bashkisë.

Edhe për ta, Veliaj e pati një përgjigje.

"Kjo shpjegon gjithë histerinë e pastrimit për një zonë të Tiranës.  Megjithatë, jam kail t’i duroj edhe të sharat. U bënë 9 vjet që dëgjoj gjëra të tilla, por nuk do të dorëzohem kurrë, siç nuk jam dorëzuar kurrë ndaj presionit të askujt, as të ndonjë operatori që, duke lënë plehrat pa mbledhur, jashtë kushteve të kontratës, mendon se bën presion që Bashkia e Tiranës të mos e marrë zonën nën kontroll. Përkundrazi, na e ka shtuar zellin që bashkia ta marrë zonën nën kontroll edhe më përpara”, deklaroi Veliaj. 

Kryebashkiaku paralajmëroi se për moszbatimin e kontratës nga private, Bashkia e Tiranës do t’i drejtohet organeve të gjyqësorit.

“Do ta marrim në administrim zonën dy muaj më përpara se sa e përcakton kontrata. Çështjet kontraktuale do t’i zgjidhim me gjyq, por nuk pranoj që Bashkia e Tiranës të merret peng, apo të bullizohet nga askush. Çfarëdo lidhjesh të ketë, çfarëdo portalesh të ketë, çfarëdo histerie të gjenerojë, është mungesë respekti ndaj kushteve të kontratës, është shkelje e kushteve të kontratës, për këtë do të shkojmë në gjykatë. Ama, nuk do të presim nëntorin për ta marrë nën kontroll”, tha Veliaj.

Me tej lajmëroi edhe nisjen e një aksioni të madh pastrimi, ndërsa garantoi se nuk do të ketë kthim pas në vendimin që administrimi të kalojë nga privati tek Bashkia e Tiranës për ta pastruar përmes "Eco Tirana"

“Që këtë javë nisim një aksion që edhe kjo zonë t’i bashkohet pjesës tjetër të Tiranës pastërtore sepse besoj, kalimi në administrim të bashkisë i shërbimit të pastrimit ishte një vendim i drejtë që në fillim. E kemi provuar se në vendet ku pastrimin e kryen Eco Tirana dallon shume nga shërbimi i privatit. Nëse mendon dikush se duke lënë plehrat pa mbledhur, duke mos zbatuar kushtet e kontratës, unë do të ndërroj mendje apo bashkia do ta kthejë vendimin pas, ka gabuar. Siç kanë gabuar të gjithë ata që i kanë dalë bashkisë kundër, siç gabonin ata që i dilnin kundër shkollave, kopshteve, çerdheve, Teatrit, Bulevardit, Pazarit, Liqenit, e kështu me radhë. Nuk ka asnjë kthim pas”, nënvizoi Veliaj. 

Ai ftoi dhe qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen aksionit të pastrimit, që përkon me fillimin e vitit të ri shkollor.

“Ftesa është për të gjithë qytetarët, sidomos tani që është fillimi i vitit të ri shkollor të bashkohemi në një aksion pastrimi. Njësitë administrative tashmë e kanë filluar punën. Është shumë e rëndësishme që territoret jashtë, përveç shkollave, t’i mbajmë sa më higjenike, e pastaj kur ka nevojë, lajmërohet Bashkia e Tiranës”, deklaroi Veliaj.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Antimonopol: 05/09/2024 12:23

    Duhet mbi 3-4 kompani te bejne pastrimin dhe paraja te jete e shperndare per punen ne varesi te cilesise ! Ndryshe nuk ka gje ne vije te mos jete vetem 1 monopol dhe ja rezultati plot mebeturina

    Përgjigju
  • Lali: 04/09/2024 18:00

    Eshte zhul tirana o lali eri te mbye era plenave. Dil njehere ne kembe rrugeve shikoje se nuk te gjen gje jo. U be pallati 30 katsh te 21 u hap conadi ke Len prap 3 kosha qw mbushen per 20 min mga aq banore sa ka. Po kush e rruan ketu qe ta rruash ti po he

    Përgjigju
  • gjon: 04/09/2024 16:41

    Laj me rruget se Le kokrren e namit. Pislleku I madh ne Tirone.

    Përgjigju
  • Jola: 04/09/2024 16:03

    The most polluted city with the highest number of tourists and trashes everywhere. Can you figure that?

    Përgjigju
    • @Jola: 04/09/2024 18:11

      E paske msu bullgarçen perfekt @Jola. Shpresoj qè psikiatri i radhès qè do shkosh, tè jetè mè i suksesshèm nè punèn e tij. Bjeri vetes mbrapa @Jola,,nuk èshtè mirè kèshtu siç èshtè,,e shkuar pèr lesh.

    • Joli: 04/09/2024 16:47

      I see You in the middle of trashes searching for your sick brain.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?