Sport

Skandali për llogaritë bankare, gazetari për Report Tv: FSHF ka kryer transaksione të dyshimta, Federata nuk mban premtimin, çështja nuk do zgjidhet

Provat e Federatës Shqiptare të Futbollit se ka kryer transaksione bankare me llogari zyrtare të klubit të Tiranës ranë poshtë, për shkak se nuk kishin të bënin me shpërblimin e UEFA-s, që me vendim gjyqi duhet të shkonin te i ndjeri Metush Seferi, ish-presidenti i Tiranës që duhet të vjelë mbi 600 milion lek për shkak të një gjyqi të fituar. Tami Kona, gazetar sportiv tregon për Report TV se si është kryer mashtrimi ndaj përmbaruesit, i ngarkuar për të marrë paratë nga FSHF.

“Tirana është akuzuar gjithmonë se ka hapur llogari bankare fantazëm, jo zyrtare, por nëpërmjet shumë pjestarëve. Kjo ka qenë gjithmonë", tha gazetari Tami Kona për Report Tv.

Federata Shqiptare e Futbollit në këto kushte nuk ka shkelur vetëm ligjin, por edhe një premtim ndaj të ndjerit Metush Seferi.

“Edhe kur ishte zoti Metush Seferi gjallë FSHF i ka dhënë fjalën se nëpërmjet pjesmarrjes së Tiranës në kupat e Europës do të kishte njëfarë likujditeti", tha ai.

Edhe pse po kërkohet që çështja të shkojë në prokurori Kona është pessimist se ligjshmëria do vendoset.

“Kjo është një gjë që unë nuk shoh asnjë lloj drite në fund të tunelit", tha Koka. 

Prej 10 nëntorit llogaritë bankare të Federatës Shqiptare të Futbolllit janë të bllokuara nga përmbaruesi. Ndonëse FSHF e mohon çështjen e llogarive, vetë ajo ka nisur një betejë ligjorë ndaj përmbaruesit, me seancën e parë që do mbahet me 6 dhjetor në gjykatën e Tiranës.   

Intervista e plote

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BERDICE: 28/11/2021 22:14

    Fshf duhet te kishte kompletu tana stadiumet e SUPERLIGES me ndricim-leket i ka dhane UEFA por jan vjedh pa dashje jo me qellim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?