Furnizimi me ujë i kryeqytetit ka qenë përherë një temë e nxehtë sociale dhe politike, por vitet e fundit situata ka njohur përmirësime të konsiderueshme dhe shtim të kapaciteteve të Ujësjellës Kanalizime Tiranë.
Në analizën vjetore ky institucion ka zbuluar disa të dhëna frymëzuese për investimet e kryera deri tani dhe ato që priten të nisin në 2 vitet në vazhdim. Kështu, në vetëm pak vite janë shtuar mbi 20 KM të reja në sistemin e shpërndarjes, duke modernizuar infrastrukturën e UKT në të gjithë bashkinë e madhe.
Gjatë viteve të fundit është siguruar më shumë furnizim me ujë për 500 mijë banorë. Kjo falë edhe investimeve madhore si zmadhimi i impiantit të Bovillës me 600 litra/second.
Politikat rigoroze të ndjekura në menaxhimin e UKT sollën reduktim të ndjeshëm në lidhjet e paligjshme dhe uljen e humbjeve në rrjet.
Zona të reja njohën investime duke kaluar nga furnizimi i pakontrolluar me ujë nga burimet e puseve në furnizim në rrjet.
Kombinimi i menaxhimit të mirë të burimeve, reduktimi I humbjeve në rrjet dhe rritjes së arkëtimeve kanë sjell më shumë kontrata të cilat furnizohen nga rrjeti mesatarisht 18 orë në ditë.
Mesa duket Ujësjellës Kanalizime Tiranë është drejt një përmirësimi të vazhdueshëm dhe misioni disavjeçar për furnizim të plotë 24 orë në 7 ditë të javës është drejt përmbushjes.
Pirdh o Lame Pirdh, 31 Vjet demokraci, as uje e as drita sdine te bejne keta kelushe te korrupsionit. Xhaxhi, Xhaxhi i ndrite shpirti atje ku eshte! Se ne 44' nuk kishte as hidrocentrale e as rruge, por ne 1970 (26 vjet) beri elektrifikimin ama. Keta i kishin gati, dhe nuk dine tia bejne shtrak per pune. Ama per llogje, s'u del kush perpara. Jazek u qofte o trimat e selfo qorrit!
Përgjigju