Skuadra e KF Tiranës në sezonin e fundit

Sport

Tirana me stolin bosh, bardheblutë ankand për trajnerin! Katër emrat e lakuar

19 Qershor, 12:14| Përditesimi: 19 Qershor, 12:16

  • Share

KF Tirana është në kërkim të një trajneri, kjo pasi bardheblutë nuk do vijojnë më me Bledi Shkëmbin; teknikun që sezonin e shkuar ia doli të shpëtonte klubin më të titulluar në Shqipëri nga rrëzimi në Kategorinë e Parë.

Tanimë janë katër emra që lakohen si pasardhës të Shkëmbit. Si për çudi në krye të listës është Shpëtim Duro, trajneri me përvojë, por që njihet si një mbështetës i Partizanit. Megjithatë puna është punë dhe Duro mund të ulet në stolin e Tiranës.

Emri tjetër është ai i Ditmar Bicaj, ish-trajnerit të Burrelit që në vitin e parë në këtë profesion befasoi në Kategorinë e Parë. Për lezhjanin ka interes edhe nga kombëtarja e Ruandës për të qenë në stafin teknik.

Ardian Nuhiu, ish-trajneri i Dritës, Shkupit dhe Gjilanit është një tjetër alternativë, për ta mbyllur me Qatip Osmanin, zotërinë nga Maqedonia e Veriut që ka qenë trajner i Shkëndijës, Strugës, Renovës, Shkupit dhe Vllaznisë. Osmani është një dëshirë e hershme e presidentit Refik Halili, me këtë të fundit që në fund ka të drejtën për të zgjedhur trajnerin e ri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?