Tirana do të mirëpresë në datat 13 dhe 14 tetor Forumin e Investimeve Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se kjo është një ngjarje historike për vendin.
Në këtë forum do të marrin pjesë përfaqësues të Europës, Ballkanit Perëndimor dhe investitorë nga e gjithë bota.
“MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–ËB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.
Komente
