Sociale

Tirana mirëpret Forumin e Investimeve Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor, pjesëmarrës udhëheqës e investitorë nga bota

10 Tetor, 08:12| Përditesimi: 10 Tetor, 08:20

  • Share

Tirana do të mirëpresë në datat 13 dhe 14 tetor Forumin e Investimeve Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se kjo është një ngjarje historike për vendin.

Në këtë forum do të marrin pjesë përfaqësues të Europës, Ballkanit Perëndimor dhe investitorë nga e gjithë bota.

“MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–ËB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.

K.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?