Instalacioni 'Tirana Moons' në sheshin 'Nënë Tereza'

Sociale

'Tirana Moons', instalacioni më i ri në sheshin 'Nënë Tereza', Veliaj: Një oaz i gjelbër dhe hapësirë publike kushtuar librit (FOTO)

23 Maj, 18:13| Përditesimi: 23 Maj, 18:21

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar projektin më të ri artistik dhe urban për kryeqytetin “Tirana Moons”, një instalacion i veçantë që do të vendoset në sheshin “Nënë Tereza”.

Vepra mban firmën e arkitektit të njohur Chris Precht dhe vjen si një oaz i gjelbër dhe një hapësirë publike kushtuar librit.

“Shumë i lumtur që nisëm punën për të sjellë në jetë një tjetër projekt të bukur për qytetin “Tirana Moons” vepër e arkitektit Chris Precht, që do të qëndrojë si instalacion në sheshin  “Nënë Tereza”, tamam si një oaz i gjelbër dhe hapësirë publike kushtuar librit.  Instalimi i “Tirana Moons” nuk do të ketë asnjë impakt mbi strukturën e sheshit, por ndërkaq do ta transformojë atë në një mjedis plotësisht miqësor, e veçanërisht për fëmijët dhe familjet, si një atraksion i lëvizshëm që do t’i mbetet qytetit. Mezi pres që Tiranës t’i shtohet një tjetër xhevahir arkitekturor”, thotë Veliaj.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?