Tirana në dy kohë dhe në dy dekada

Politikë

FOTO-LAJM/ Tirana në dy kohë, pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Berisha më 26 maj 1996 dhe pas 11 majit 2025! Rama ndan fotot e retrospektivës politike e historike të Shqipërisë

18 Maj, 08:35| Përditesimi: 18 Maj, 10:43

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama ka bërë një retrospektivë zgjedhjesh me një ecje të shpejtë në kohë dhe dy foto nga momente historike të Shqipërisë.

I pari me një imazh të keq për vendin dhe i dyti me një gjurmë që la shenjë.

Zgjedhjet e vitit 1996 dhe Tirana pas tyre nën dhunën policore e të institucioneve ligjzbatuese ndaj opozitës socialiste të asaj kohe dhe vjedhjes masive të zgjedhjeve parlamentare nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike, si dhe kryeqyteti pas zgjedhjeve të 11 majit, me Samitin e VI-të të Komunitetit Politik të Europës që u mbajt në datat 16-17 maj, me liderët e 47 vendeve të botës.

“Tirana pas zgjedhjeve të 26 majit 1996 dhe Tirana pas zgjedhjeve të 11 majit 2025”, shkruan kryeministri në postimin e tij të shkurtër në llogarinë e rrjetit social Facebook.

Zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996 u shoqëruan nga një vjedhje masive e votës nga PD dhe Sali Berisha në të gjithë vendin, që u mbajt shënim edhe nga organizmat ndërkombëtarë, të cilat i deklaruan jo të lira, të parregullta dhe me shkelje të shumta.

Rezultati ishte një fitore për Partinë Demokratike që ishte në pushtet, e cila fitoi 122 nga 140 vendet, kurse PS vetëm 10 deputetë. Zgjedhjet u kontestuan fortë nga faktori ndërkombëtar dhe opozita e atëhershme, e cila u përball edhe me dhunën e Policisë dhe SHIIK-ut të Bashkim Gazidedes më 1996, ku njëra nga fotot është edhe kjo e publikuar nga kryesocialisti Rama.

Postimi shoqërohet me dy foto në krah dhe me një emoji trishtues tek rreshti për vitin 1996 dhe 3 emoji “flamuri shqiptar, i BE-së dhe numri 5” në rreshtin e dytë të pas 11 majit.

Postimi i Edi Ramës në Facebook

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 18/05/2025 11:40

    Ne e dime, ndaj te votuam. Puna eshte ta dine edhe keto kalamajt 20 vjec qe se kane perjetuar ate kohe. Ta dine se pas kujt rrine kur zgjedhin te perkrahin PD dhe Berishen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?