Tirana në Fokus: Ursula von der Leyen thekson Rritjen e shpejtë të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, pjesë e Kastrati Group

2 Shtator, 20:33| Përditesimi: 2 Shtator, 20:36

  • Share

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e pranishme në Samitin e Bledit në Slloveni ka vlerësuar Aeroportin Nderkombëtar të Tiranës si aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë.

“Saktësisht një vit më parë ne prezantuam planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe puna ka filluar të tregojë rezultatet e para. Le të ndalemi për një moment dhe të kremtojmë këto arritje, të cilat ju udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të jeni shumë krenarë, theksoi Von der Leyen.

“Tirana është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë. Kompanitë europiane po vendosen në Serbi dhe në Bosnjë-Hercegovinë me një hap të shpejtë. Kosova, reformat ekonomike të saj, janë lëvduar nga FMN-ja dhe po sjellin përfitime ekonomike. Investimet dhe infrastruktura në Maqedoninë e Veriut janë burim frymëzimi. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit, kreditimit”, nënvizoi Presidentja e KE-së.

S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?