Pas dy ditëve me reshje të dendura shiu, Tirana i është kthyer normalitetit. Qytetarët kanë vijuar me rutinën e tyre.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar disa foto nga fushat multisportive në Parkun e Liqenit Artificial ku të rinjtë kanë shfrytëzuar ndalimin e reshjeve për të vijuar me aktivitetet sportive.
“Plot ENERGJI e diela te Fushat Multisportive në Parkun e Liqenit”, shkruan Veliaj.
Pas rehabilitimit të tij nga Bashkia Tiranë tetë vite më parë, Parku i liqenit është një nga mjediset më të preferuara për qytetarët e Tiranës, veçanërisht fundjavave.
Patronazhistet e Lali Edit,sa për një foto propagandistike!
PërgjigjuLali Demagogu!.. Pemë e Jo fusha betoni ,bar jeshil e lule...!
Përgjigju