Tirana është eliminuar nga Champions League! Kampionët e Shqipërisë janë mposhtur 1-2 në ndeshjen e kthimit nga kampionët luksemburgas të Dudelange edhe pse synonin përmbysjen. Kjo pasi Tirana ishte mposhtur edhe në ndeshjen e parë 1-0 dhe është eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, kishte shpresa që bardheblutë të përmbysnin gjithçka por nuk ndodhi ashtu. Në duelin e kthimit, pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0 por situata u ndez në pjesën e dytë.
Kampionia e Luksemburgut, Dudelange u fut në fushë fuqishëm dhe për pak minuta shënoi 2 gola. Mesfushori Filip Bojic shënoi golin e parë në minutën '49 ndërsa golin e dytë e shënoi Dejvid Sinani në minutën '61.
Shpresën e bardhebluve për përmbysje të rezultatit e dha goli i Redon Xhixhës në minutën e '78. Duheshin pak minuta për të shënuar 2 gola të tjerë që të merrnin fitoren dhe tifozët i dhanë mbështetjen maksimale, por nuk ia dolën.
Tani bardhblutë do vijojnë aventurën europiane në turin e dytë të Conference League.
Pas 2 golash nga Dudelange, Tirana është rifutur në lojë me golin e Redon Xhixhës. Ndërkohë i duhen dy gola për 12 minuta që të marrë fitoren.
Dejvid Sinani ka shënuar golin e dytë në sfidën përballë Tiranës. Golin e parë e shënoi Filip Bojic.
Mesfushori i skuadrës luksemburgase Filip Bojic ka shënuar gol në pjesën e dytë të ndeshjes me Tiranën që po luhet në stadiumin 'Air Albania'. Në minutën 49 shënoi në portën e klubit shqiptar duke vështirësuar mundësinë e Tiranës që të kualifikohet në turin e dytë të Champions League. Edhe në sfidën e parë, Dudelange fitoi përballë Tiranës me rezultatin 1-0.
ekip qesharak
Përgjigju