Tirana 'përmbys' Besëlidhjen, kampionët e basketbollit caktohen në finalen e madhe

2 Maj 2023, 09:34| Përditesimi: 2 Maj 2023, 15:26

  • Share

Tirana mundi 82-66 Besëlidhjen në finalen e katërt play-off në basketboll për meshkuj. Në Pallatin e Sportit "Feti Borova" në kryeqytet, djemtë e Erkand Karaj dërguan shifrat në 2-2 në ndeshjet e përgjithshme, duke e lënë fituesin e këtij sezoni për në finalen e madhe që zhvillohet të enjte.

Në përballjen e fundit, Tirana dominoi takimin në tre perioda, duke mundur me lojë dhe rezultat skuadrën e Afrim Bilalit. Në periodën e parë Tirana fitoi 21-15, teksa në të dytën ishin lezhjanët që e mbyllën 18-21 me tri pikë epërsi. E dyta dhe e treta folën për Tiranën, për rezultatin e përgjithshëm 82-66.

Kujtojmë se në dy ndeshjet e para fitoi Besëlidhja duke dërguar ndeshjet në 0-2, teksa në dy përballjet e radhës ishte Tirana që ia doli të vendosë ekuilibrin në 2-2 me ndeshjet e përgjithshme.

Më i miri në fushë për Tiranën ishte Davies me 24 pikë, teksa Hysenagolli me 16 rebounds la shenjë. Te Besëlidhja, Robinson me 20 pikë la gjurmë në këtë duel, teksa Cortez Rhine realizoi 13 rebounds. Për t'u përmendur se në "Feti Borova" të pakta ishin ulëset që mbetën bosh për duelin e katërt play-off në basketboll.

Tirana 82-66 Besëlidhja (21-15, 18-21, 19-15, 24-15)

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?